Asllani: Calhanoglu? Një mjeshtër, duhet të mësoj prej tij
Kristjan Asllani ka marrë minuta në sfidën që Interi fitoi 4-0 përballë Atalantës.
Mesfushori kuqezi u aktivizua në minutën e 61-të në vend të Calhanoglu dhe pas ndeshjes ka dhënë një intervistë në mediat italiane duke shpalosur objektivat në këtë sezon të ri të Serisë A.
Çfarë mesazhi i dërguat kampionatit?
“Ne e dimë se është një fitore shumë e rëndësishme, e dimë se sa e fortë është Atalanta. Ishim të mirë në gjysmëorën e parë, pastaj ishim të mirë në menaxhimin e lojës. Këto janë tri pikë themelore”.
Në nivel personal, sa e rëndësishme është të shfrytëzoni sa më shumë kohën tuaj të lojës?
“Është gjithmonë e rëndësishme, e di që kam lojtarë të fortë përballë meje. Duhet të jem i aftë për të shfrytëzuar sa më shumë minutat e mia, qofshin ato tre apo një pjesë loje. Jam i sigurt që do ta bëj, sepse kam bashkëlojtarë fantastikë pranë meje”.
Çfarë keni përmirësuar në këto tre vite dhe çfarë mund të përmirësoni akoma?
“Nuk e di, kur erdha isha fëmijë dhe tani mund të vazhdoj të mësoj. Kam tre vjet këtu, duhet të marr edhe përgjegjësitë e mia, bëj atë që më kërkon trajneri. Duhet të vazhdoj të punoj, kam para meje një mësues si Hakan që më ndihmon gjithmonë. Mund të punoj, të shikoj dhe pastaj të shohim se çfarë do të dale”.
Sa i uritur është Interi?
“Uria është aty, ne e shohim gjatë stërvitjes. Ju mund të shihni se si stërvitemi dhe sillemi, ne e dimë se kemi një objektiv. Gjëja më e vështirë është të rikonfirmojmë veten dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë. Sot ishte provë për këtë. Të fitosh me Atalantën 4-0 mendoj se nuk është e lehtë dhe do të duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar”.