“Ishte gjysmë i zhveshur”, dëshmia e gruas që shpëtoi 9-vjeçaren nga abuzimi i 71-vjeçarit në Maliq të Korçës
Fshati Maliq i rrethit të Korçës u trondit këtë të premte nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në një kënd lojërash.
P.L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras të Korçës, ka tentuar të abuzojë me një 9-vjeçare.
Ishte një banore që arriti të ndërhynte në kohë dhe të shpëtonte të miturën nga duart e autorit.
Ajo deklaroi në polici se ai e ngacmonte prej ditësh të miturën duke i thënë se do t’i jepte para.
“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu”.
“Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja. 71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen”, tha dëshmitarja, raporton Tch.
Nga ana tjetër, sipas burimeve nga policia, po hetohet nëse 71-vjeçari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar lekë vajzës pasi sipas banorëve vajzën e ka ngacmuar për ditë me radhë duke i thënë se do t’i jepte lekë.
I moshuari është arrestuar pas veprimit të rëndë të kryer në një ambient publik, ku fëmijët kalojnë kohën e lirë. /TopChannel