Sveçla: Do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të zhvillohet

Sveçla: Do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të zhvillohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për situatën në minierën e Trepçës, në Stan Tërg.

Sveçla, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ, përmes të cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën.

“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ, përmes të cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën”, ka shkruar Sveçla.

Ai, duke falkënderuar grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës,  u shpreh se si qeveri do të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet, raporton rtk.

Share This