Raketat ruse shkatërrojnë hotelin ku do të qëndronte Shakhtar Donetsk
Një sulm me raketa nga ana e Rusisë mbrëmjen e kaluar shkatërroi një hotel në qytetin e Kryvyi Rih, i cili duhej të priste ekipin e Shakhtar Donetsk, që do të akomodohej aty për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Kryvbas.
Këtë e ka bërë të ditur klubi ukrainas i futbollit, i cili është shprehur i tronditur nga ngjarja.
Sulmi, përveç shkatërrimit të strukturës, shkaktoi dy të vdekur dhe pesë të plagosur, ndërsa dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, sipas Shërbimit të Emergjencave Shtetërore.