Vjen fitorja e parë e Atletico-s, mund Gironën

Vjen fitorja e parë e Atletico-s, mund Gironën

Atletico Madridi e ka shijuar fitoren e parë në këtë fillim të sezonit në La Ligë.

Skuadra madrilene mundi Gironën, me rezultat 2-0, të dielën në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit spanjoll.

Skuadra e Diego Simeones, shfaqi performancë mjaft të mirë, duke qenë ekip dominues në terren dhe duke shënuar dy gola.

Sulmuesi francez Antonio Griezmann (39’), zhbllokojë këtë sfidë duke kaluar Atleticon në epërsi prej 1-0.

Edhe në pjesëlojën e dytë skuadra nikoqire ishte më e mirë në fushë dhe përmes Llorente-s (48’), dyfishoi avantazhin e Atletico Madridit prej 2-0, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo ndeshje.

Atletico tani ka katër pikë në vendin e katër aq sa ka edhe Real Madrid, kurse, Girona ka vetëm një pikë dhe renditet e 18-ta.

Share This