‘Mjeshtri i penalltive’, Calhanoglu vendos rekord në Serinë A
Me penalltinë e shënuar ndaj Lecces, Calhanoglu kalon Pazzinin dhe bëhet lojtari me serinë më të gjatë të penalltive të shënuara.
Janë 17 gola të shënuar radhazi nga pika e bardhë, një më shumë se ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Veronës, Fiorentinës, Sampdorias dhe Atalantës.
Në fillim gjithçka ishte ndryshe. Kur u hap seria, Hakan Calhanoglu luante për Milanin dhe kampionati u detyrua të vazhdonte në mënyrë të pazakontë në fund të qershorit për shkak të pandemisë së vitit 2020, turku shënoi të parën nga 17-të penalltitë radhazi kundër Romës në ‘San Siro’.
Ndaj Lecces ka vazhduar në të njëjtën rrugë.