Leverkuseni e nis me fitore, Xhaka protagonist
Bayer Leverkusen e ka nisur me fitore sezonin e ri në Bundesligën gjermane.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë, fituan në udhëtim tek Borussia Monchengladabch (2-3), në ndeshjen hapëse të edicionit të ri në elitën e futbollit gjerman.
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ishte protagonist në këtë ndeshje, duke shënuar një supergol në minutën e 12-të dhe duke kaluar Leverkusenin në epërsi prej 0-1.
Të besuarit e Xabi Alonso-s nuk u ndalën duke dyfishuar avantazhin në 0-2 përmes Wirtz në minutën e 38-të, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Në pjesëlojën e dytë, skuadra nikoqire ia doli që të përmbys avantazhin e Leverksuenit përmes Elvedi (59’) dhe Kleindienst (85’) duke barazuar shifrat në 2-2.
Megjithatë, në finish të kësaj supersfidë, skuadra mike gjen golin e fitores me anë të Wirtz (90+10’) nga penalltia.
Leverkusen e nis me fitore mbrojtjen e titullit të kamponit në Gjermani.