Reali në ankth, Bellingham një muaj jashtë fushës së blertë

Reali në ankth, Bellingham një muaj jashtë fushës së blertë

Real Madridi merr një lajm të keq në prag të përballjes me Real Valladolid.

Sipas medieve spanjolle, ylli i ‘Los Blancos’ është lënduar në prag të sfidës me Valladolidit.

Reprezentuesi anglez siç raportohet, do të jetë jashtë fushës së blertë për rreth një muaj.

Sipas mjekeve të skuadrës madrilene, Bellingham ka pësuar një lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

21-vjeçari do të humbas duelet kundër Valladoldit, Las Palmas, Real Betis dhe Real Sociedat si dhe debutimin në sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Carlo Ancelotti pas lëndimit të Camavinga tani llogaritët duhet t’i bëj edhe pa Bellingham.

Share This