Dua Lipa feston ditëlindjen, merr urim të veçantë edhe nga Veliaj
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa feston sot ditëlindjen e saj të 29-të.
Në këtë ditë të rëndësishme një urim të veçantë ka marrë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të shkrepur gjatë një prej vizitave që ylli i muzikës botërore ka bërë në bashkinë e Tiranës, ku kryetari i ka dhuruar targën simbolike “Dua 100”.
“Gëzuar ditëlindjen goce @dualipa”, shkruan Veliaj krahas fotos ku ka etiketuar edhe Dua Lipën.
Dua Lipa ka lindur më 22 gusht të vitit 1995. Viti 2015 ishte viti i artë për Dua Lipan, pasi ajo filloi të punonte me “Warner Bros Records” dhe menjëherë u lançua singëlli i parë “New Love”, i cili u pasua nga “Be The One” (2015). Në shkurt 2017 ajo erdhi me singëllin e tretë “Last Dance” dhe që këtu filloi magjia e suksesit.
Dua Lipa ka arritur të prekë majat e suksesit. Kohët e fundit ajo ka arritur të rrëmbejë çmime mjaft të rëndësishme si “The Global Awards”, “Grammy Awards” etj.