Një i vdekur dhe gjashtë të zhdukur pas fundosjes së një jahti në Sicili
Një burrë ka vdekur dhe gjashtë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një jaht me vela u mbyt në brigjet e Sicilisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, njofton shërbimi italian i zjarrfikësve dhe i shpëtimit.
Disa britanikët janë në mesin e të zhdukurve pas fundosjes së jahtit që ka një madhësi prej 56 metrash, raportojnë mediet italiane.
22 personat në bord përfshinin 10 pjesëtarë ekuipazhi dhe 12 pasagjerë, disa prej të cilëve ishin shtetas amerikanë dhe kanadezë. Shërbimet e urgjencës shpëtuan 15 persona, përfshirë një fëmijë njëvjeçar.
Mediat lokale raportuan se jahti u mbyt pasi u përball me një stuhi të fortë gjatë natës.
Rrënoja janë identifikuar në një thellësi prej 50 metrash, sipas zyrtarëve Italianë, ku zhytësit janë në kërkim të personave të zhdukur.
Trupi i personit që është konfirmuar i vdekur është gjetur jashtë rrënojave. Shtetësia e tij ende nuk është konfirmuar.
Tetë nga të shpëtuarit po marrin trajtim në spital, thotë roja bregdetare italiane.
Gjysma perëndimore e Mesdheut ka përjetuar stuhi të forta dhe të shpeshta që nga mesi i javës së kaluar.
Gjatë natës të së dielës dhe deri në mëngjesin e së hënës, një tufë stuhish intensive kaloi nga bregu verior i Siçilisë duke sjellë rritje të papritur të erës dhe shiut të dendur. /rtk/