La gruan për Milanin, Morata: U ndamë se ajo nuk donte të ikte nga Spanja
Pas disa ditësh heshtje, Alvaro Morata ka zbuluar detaje të rëndësishme mbi arsyet e ndarjes me Alice Campello.
Sulmuesi i ri i AC Milan tha se ishte i shkatërruar nga fundi i marrëdhënies: “Jam i shkatërruar, por garantoj se nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”.
Lëvizja e Moratas te Milani pati një ndikim përfundimtar, siç zbulohet nga vetë futbollisti: “Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte një lëvizje tjetër. Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për të mirën e katër fëmijëve tanë”. /tch/