Gjermani, arratisen 4 persona nga spitali psikiatrik, mes tyre një kosovar

Gjermani, arratisen 4 persona nga spitali psikiatrik, mes tyre një kosovar

Media gjermane `RTL` raporton se katër të dënuar që po trajtoheshin për probleme psikike apo varësi në një spital në Bavari të Gjermanisë, janë arratisur nga spitali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:00.

Sipas raportimeve të RTL, të arratisurit janë pacientë të spitalit psikiatrik të qarkut Lerchenhaid. Dyshohet se ata kanë kërcënuar fillimisht një punonjës të spitalit, duke u larguar më pas drejt Alburgut.

Policia ka lëshuar një deklaratë me përshkrime të hollësishme për secilin prej të arratisurve, përfshirë fotografitë dhe informacionet për veshjet e tyre të fundit.

Njëri prej të arratisurve është Zeqir Beqiri, 27 vjeç, nga Kosova.

Policia gjermane e përshkruan atë si vijon: “27 vjeç, përafërsisht 70 kg, përafërsisht 185 cm, shtat normal, flokë të gjatë bionde/kafe të lidhura bisht, mjekër të plotë”.

Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte veshur një bluzë të zezë dhe pantallona të zeza gjatë momentit të arratisjes.

Sipas një zëdhënësi të policisë, dy nga të arratisurit ishin në klinikën psikiatrike për shkak të varësisë nga droga, ndërsa dy të tjerë për vjedhje.

Përveç kosovarit, janë arratisur edhe një 31-vjeçar boshnjak dhe dy 28-vjeçarë gjermanë, raporton rtk.

Share This