Suhareka mposht Dukagjinin, shijon fitoren e parë në Superligë
Suhareka e ka shijuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll, duke mundur Dukagjinin, me rezultat 3-1, të shtunën në kuadër të javës së dytë.
Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave nuk ka prodhuar asnjë gol, derisa në të dytën erdhën katër gola.
Mevlan Zeka (53’) zhbllokojë ndeshjen duke kaluar në epërsi skuadrën nikoqire prej 1-0. Mirëpo, gëzimi i Suharekës ishte i shkurtër pasi katër minuta më vonë Berisha barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer në lojë skuadrën nga Klina.
Jakup Berisha (69’), më një gol të bukur kalojë për të dytën herë në epërsi Suharekën, derisa goditjen e fundit klinasve ua dha Mevlan Zeka (90+5’) nga penalltia duke shënuar golin e tretë për vendasit, të dytin personal në këtë sfidë joshëse, raporton rtk.
Suhareka pas kësaj fitore ka katër pikë, derisa Dukagjini i Ismet Munishit pëson disfatën e dytë në këtë sezon të garave.