Epoka Slot nis me fitore, Liverpool mposht Ipswichin
Liverpool e ka nisur me fitore nën urdhrat e trajnerit të ri Arne Slot, duke triumfuar në udhëtim te Ipswich Town, për xhiron e parë të Premier League.
Edhe pse “Reds” e nisën zbehët pjesën e parë, në 45-minutëshin e dytë ishin fantastik, duke regjistruar fitore 0:2.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, me dy skuadrat që kishin raste shënimi por që assesi s’ia dolën t’i finalizonin.
Ishte Diogo Jota që hapi serinë e golave, duke realizuar pas një asistimi të yllit së skuadrës Mo Salah (60’).
Ndërsa, pas vetëm pesë minutave lojë, me një goditje të bukur egjiptiani e dyfishoi epërsinë, njëkohësisht vulosi fitoren (65’).
Liverpool kishte edhe disa raste tjera, por që nuk arriti t’i konkretizonte.
Ndërkohë, portieri i Kosovës Aro Muric mungoi në këtë përballje, me raportimet nga mediat britanike se është i lënduar.
Liverpool tani arkëton pikët e para në kampionatin anglez.