Juve ‘blindon’ talentin turk

Juve ‘blindon’ talentin turk

Juventusi tashmë ka arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës me talentin turk, Kenan Yildiz.

Reprezentuesi i Turqisë do të jetë pjesë e gjigantit italian deri në verën e vitit 2029.

“Juventusi e ka numrin e ri 10. Sulmuesi turk Kenan Yildiz ka rinovuar kontratën deri në vitin 2029”, shkruajnë mediet italiane.

Yildiz konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj në futbollin evropian.

Turku monitorohej edhe nga disa klube tjera evropiane, por Yildiz vendosi që të qëndrojë tek ‘Zonja e Vjetër’.

Share This