Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranë

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë  nga drejtimi i verilindjes.

Sipas institutit, temperatura më e ulët do të shënohet në qytetin e Dragashit, ndërsa ajo më e lartë, do të shënohet në Prizren dhe Gjakovë.

Share This