Për herë të 16: Specialja ua vazhdon sërish paraburgimin Thaçit e Veselit

Për herë të 16: Specialja ua vazhdon sërish paraburgimin Thaçit e Veselit

Një lajm i keq erdhi sot nga Haga.

Në një ditë, Kadri Veselit dhe Hashim Thçit iu vazhdua paraburgimi.

Kjo është hera e 16 që dy krerëve të UÇK-së u vazhdohet qëndrimi prapa qelisë ende pa përfunduar gjykimi.

Arsyet tanimë janë të njëjta, por marrin vetëm forma të ndryshme.

Paneli i Trupit Gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku që dy të lartëpërmendurit të ndërhynë në drejtësi, bazuar në ndodhitë që ata pretendojnë se kanë ndodhur përbrenda Qendrës së Paraburgimit bazuar në dyshimet për instruksione ndaj vizitorëve për të ndikuar në dëshmitarë.

Sidoqoftë, Paneli kësaj radhe thotë se gjyqi pritet të jetë i gjatë dhe në vazhdimësi nëse Prokuroria synon t’i mbajë në paraburgim krerët, duhet të jap arsye të forta.

Paneli gjithashtu ka hedhur poshtë rrezikun e arratisjes dhe argumentin e mos-bashkëpunimit me drejtësinë.

Share This