“KFOR-i është garantuesi i sigurisë në veri, çdo gjë duhet të jetë në koordinim me ta”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë për çështjen e urës së Ibrit duke thënë se hapja e saj duhet të bëhet në koordinim me KFOR-in.
“Në mungesë totale të një projekti të vetëm të zgjidhjes së problemit për qytetarët e Kosovës, në vazhdimësi ka krijuar kriza dhe kauza për veriun duke i mbajtur të gjithë qytetarët aty. Nuk ka asnjë shqiptarë që do të ishte kundër hapjes së Urës së Ibrit, por megjithatë KFOR është garantuesi i sigurisë në veri. Përderisa kemi një situatë të tillë në veri ne konsiderojmë që çdo gjë duhet të jetë në koordinim me ta”, tha ajo.
Gjatë një interviste në Frontal të T7, Bajrami theksoi se veprimet e njëanshme do të “dëmtonin imazhin e Kosovës” teksa shtoi se “Kryeministri i Kosovës gjatë këtyre tre viteve e gjysmë, ka qenë totalisht i izoluar”.
Gjatë një interviste në Frontal të T7, Bajrami theksoi se veprimet e njëanshme do të “dëmtonin imazhin e Kosovës” teksa shtoi se “Kryeministri i Kosovës gjatë këtyre tre viteve e gjysmë, ka qenë totalisht i izoluar”.
“Është dëmtimi i imazhit në Kosovë, ne e kemi pa që Kryeministri i Kosovës gjatë këtyre tre viteve e gjysmë, ka qenë totalisht i izoluar, nuk kemi avancuar absolutisht asgjë në agjendën ndërkombëtare, dështuam në Këshillin e Evropës. Përpos që jemi në sanksione, është Bashkësia Evropiane, që kanë kërcënuar këto ditë që nëse ka aksione të njëanshme ka mundësi që masat të shtohen ose të zgjaten.”