Lajm i keq për Realin: Camavinga, dy muaj larg fushës së blertë

Lajm i keq për Realin: Camavinga, dy muaj larg fushës së blertë

Pak orë para Superkupës së Evropës mes Real Madrid-Atalanta, një lajm i keq vjen për tifozët e skuadrës spanjolle.

Mesfushori i ‘Los Blancos’ Camavinga nuk do të jetë sonte në duel me Atalantën.

Mesfushori francez mësoi se kishte pësuar një ndrydhje në ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë.

Camavinga ka shprehur zhgënjimin e tij me një postim në Instagram.

“Do të punoj fort për t’u kthyer së shpejti. I zhgënjyer thellësisht vuaj nga ky lëndim dhe për të humbur fillimin e sezonit, do të punoj shumë për t’u kthyer së shpejti”, ka shkruar francezi.

Diagnoza e parë nga shërbimet mjekësore të klubit ishte një ndrydhje e rëndë në gju, por kjo duhej vërtetuar me analiza mjekësore. Dhe të njëjtat teste konfirmuan se ai pësoi një ndrydhje të ligamentit të brendshëm të gjurit të majtë. Kjo do të thotë se lojtari francez do të jetë larg fushës për një periudhë prej gjashtë deri në shtatë javë.

Share This