Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit nga Gaza, për herë të parë që nga maji

Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit nga Gaza, për herë të parë që nga maji

Grupi militant palestinez Hamas sulmoi dje me raketa drejt Izraelit nga Gaza për herë të parë që nga fundi i majit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një predhë nga Rripi i Gazës kishte rënë në brigjet e Izraelit qendror, ndërsa tjetra nuk kishte kaluar në territorin izraelit.

Krahu ushtarak i Hamasit mori përsipër sulmin duke thënë se kishte për qëllim qytetin bregdetar të Tel Avivit, në Izrael.

Nuk pati raportime për të plagosur, megjithëse dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim në Tel Aviv. Ushtria tha se nuk u dëgjuan sirena, në përputhje me protokollin. /atsh/

Share This