Vdes një person pasi u rrokullis me motor

Vdes një person pasi u rrokullis me motor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur pasi është rrokullisur me motor në fshatin Novesellan të Prizrenit.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur dje, teksa i dyshuari ishte dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë.

“Raportohet se një mashkull kosovar është rrokullisur me motor. Njësiti i emergjencës, personin e lënduar e kanë dërguar për trajtim mjekësor, ku më pas i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Share This