Ushtria ukrainase po përparon brenda territorit rus
Ushtria e Ukrainës po përparon brenda territorit rus, ndërsa presidenti Volodymyr Zelenski ka thënë se ushtria e vendit tani kontrollon 74 qyteza e fshatra apo rreth një mijë kilometra katrorë. Rajoni i dytë rus, Blegorod ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa presidenti rus ka thënë se Kievi do të përballet me një përgjigje të denjë.
Edhe rajoni i dytë në Rusi, Belgorod ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas ndërhyrjes së ushtrisë ukrainase, e cila tashmë ka hyrë në javën e dytë në ndërhyrjen brenda territorit rus.
Ushtria ukrainase ka deklaruar se trupat e saja po përparojnë në rajonin Kursk ndërsa presidenti Volodymyr Zelenski ka thënë se tani ushtria e Ukrainës kontrollon 74 vendbanime; qyteza dhe fshatra apo rreth një mijë kilometra katrorë.
Ndërkohë Rusia ka thënë se gjatë natës ka rrëzuar 117 dron të ukrainës brenda territorit të vet, përfshirë edhe disa dron që ja rrëzuar shumë më thellë brenda territorit të saj, siç është rajoni Voronezh.
Ndaj ndërhyrjes së Ukrainës brenda territorit rus ka reaguar edhe Joe Biden, presidenti amerikan i cili ka thënë se ndërhyrja e Ukrainës brenda territorit rus ka krijuar dilema për presidentin rus Vladimir Putin.
E presidenti rus Vladimir Putin e ka akuzuar Ukrainën për kryerjen e krimeve kundër popullsisë ruse dhe se Kievi do të përballet me një përgjigje të denjë. /rtk/