Superfuqia e basketbollit vulos dominimin edhe në “Paris 2024”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fituar medaljen e artë duke mposhtur në finale Francën me rezultat 98:87.
Çereku i parë i takoi SHBA-ve të cilët arritën ta mbyllin me një epërsi prej pesë pikësh (15-20).
I dyti ishte më i barabartë, por sërish ishin amerikanët ata që e mbyllën me epërsi duke fituar me rezultat 29-26.
Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultat 49:41 në favor të SHBA-ve.
Francezët filluan të këndellen në çerekun e tretë të udhëhequr nga Victor Wembanyama dhe Guerschon Yabusele dhe e fituan atë me rezultat të ngushtë 25:35.
Edhe çereku i katërt ishte i barabartë, megjithëse SHBA-të u treguan më të saktë dhe më të mirë në mbrojtje duke arritur fitoren në fund me rezultat.
Kështu ata morën medaljen e artë, ndërsa francezët të cilët u paraqitën përballë publikut vendas ‘grabitën’ medaljen e argjendtë.
Koshashënuesi më i mirë në këtë finale ishte Victor Wembanyama i cili realizoi plotë 26 pikë, i ndihmuar nga Guerschon Yabusele që pati 20 sosh.
Tek SHBA-të më i miri ishte Stephen Curry me 26 pikë të shënuara, i ndihmuar nga Devin Booker që pati 15 sosh si dhe Kevin Durant dhe Lebron James që po ashtu patën pikë dyshifrore, raporton ballkani.info.