Borrell: I tmerruar pas sulmit të fundit izraelit në shkollën e Gazës
Jam “i tmerruar” nga sulmi ajror izraelit – që goditi sot një shkollë që strehonte banorët në Gazë – për të cilin autoritetet palestineze thanë se vrau deri në 100 njerëz, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.
“Të paktën 10 shkolla u vunë në shënjestër gjatë javëve të fundit. Nuk ka asnjë justifikim për këto masakra”, shkroi ai në X.
“Ne jemi të tronditur nga numri i përgjithshëm i tmerrshëm i vdekjeve”, shtoi Borrell, duke thënë se më shumë se 40 000 palestinezë ishin vrarë që nga fillimi i luftës në tetor.
Ministria palestineze e Shëndetësisë, e cila kontrollohet nga grupi militant islamik Hamas – ka raportuar më shumë se 39 600 të vdekur në Gazë.
Shifra nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve dhe nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. /atsh/