Vidhet arka me afro 90 euro në një xhami në Ferizaj
Imami i një xhamie në Ferizaj ka raportuar se disa persona kanë vjedhur arkën me para dhe DVR-në e kamerave.
Vlera e parave të vjedhura sipas raportit 24-orësh të policisë është rreth 90 euro.
“Ankuesi mashkull kosovar imam i xhamisë ka raportuar se gjatë natës persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda xhamisë dhe nga aty kanë arrit të marrin arkën me para rreth 90 euro si dhe DVR-në e kamerave. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.