Edhe sot mot me diell e temperatura të larta

Edhe sot mot me diell e temperatura të larta

Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot me temperatura të larta, e pasdite mund të ketë vranësira lokale.

Temperaturat minimale do të variojnë nga 15 gradë Celsius deri në 18 gradë Celsius, derisa ato maksimale të ditës do të shkojnë deri në 33 gradë Celsius. Mot i ngjashëm parashihet të mbajë edhe të dielën.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ketë ekspozim direkt të rrezeve të diellit.

Share This