Izraeli vret komandantin e Hamasit në Libanin jugor
Një dron izraelit goditi sot një makinë në Libanin jugor, duke vrarë një anëtar të Hamasit, thanë burimet libaneze dhe palestineze të sigurisë.
“Kreu i sigurisë së Hamasit – i cili ndodhej brenda kampit të refugjatëve palestinezë të Ain al-Hilweh – 40 kilometra në jug të Bejrutit, u vra në një sulm me dron i cili qëlloi dy raketa në drejtimin e tij”, tha një burim libanez i sigurisë.
Në një deklaratë, organizata militante palestineze Hamas vajtoi Samer al-Haj, i cili ishte vrarë nga një “sulm sionist” në qytetin port të Sidonit.
Ushtria izraelite konfirmoi sulmin dhe tha se një avion goditi një zonë në Sidon dhe eliminoi terroristin Samer Mahmoud al-Haj, një komandant i lartë në organizatën terroriste Hamas në Liban – i cili ishte përgjegjës për avancimin e sulmeve terroriste dhe lëshimin e predhave nga Libani drejt territorin izraelit.
Ushtria izraelite tha se al-Haj vepronte si komandant i forcave ushtarake në kampin Ain al-Hilweh – dhe ishte përgjegjës për rekrutimin dhe trajnimin e terroristëve për të sulmuar shtetin e Izraelit. /atsh/