Super Bajrami, mesfushori “kuqezi” dhuron asist në “Coppa Italia”
Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Nedim Bajrami, e nis sezonin e ri futbollistik me asist në fitoren 2-1 të Sassuolo-s ndaj Cittadella në “Coppa Italia”.
Shqiptari dhuroi një top fantastik për sulmuesin Mulattieri në minutën e 45’, duke bërë që Sassuolo të zhbllokonte sfidën.
Në fund 2-1 dhe Sassuolo kalon në raundin tjetër të “Coppa Italia”, teksa ekipi i portierit të kombëtares shqiptare, Elhan Kastratit eliminohet në raundin e 1/32-ave. /SS/