Ballkani mundet në ‘Fadil Vokrri’

Ballkani mundet në ‘Fadil Vokrri’

Ballkani është mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ nga Larne, me rezultat 0-1, të enjten mbrëma në kuadër të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kamponi i Kosovës, ndonëse kishte iniciative në terren, e dominoi ndeshjen më shumë, por që në fund u mposht nga skuadra e Irlandës së Veriut.

Skuadra e Ilir Dajës krijojë më shumë raste, por assesi nuk ia doli që të paktën njëherë ta dërgojë topin në rrjetën kundërshtare.

Ndërkaq, skuadra e Larne, në finish të ndeshjes përmes Doonelly (89’), ia doli që të shënojë golin e fitores.

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave do të luhet pas një javë në Irlandën e Veriut.

Share This