Quincy Hall fiton medaljen e artë në 400 metra në një fund dramatik
Ish-atleti i pengesave nga SHBA-të, Quincy Hall, është kampioni olimpik në 400 metra pas një pesëdhjetë metërshi të fundit absolutisht sensacional, duke kaluar Matthew Hudson-Smith e Britanisë së Madhe,i cili ka fituar medaljen e argjendtë me kohën 43.44, duke thyer rekordin e tij evropian.
Muzala Samukonga nga Zambia e ka marrë medaljen e bronztë. me kohën 43.74.
Koha fituese e Hall ishte 43.40 sekonda, një rekord personal për të.
Amerikani, në fazën e fundit të garës, nga fundi i fushës ka kaluar në krye, duke sjellë një përfundim dramatik që ka lënë shikuesit të habitur.
Element tjetër interesant në këtë garë ishte se pesë atletë për herë të parë në histori arritën të përfundonin garën nën 44 sekonda.