Shumë klube e duan sulmuesin kuqezi, por kërkesa lartë e Chelsea-t i step
Armando Broja është në qendër të merkatos në këto ditë gushti. Siç raporton “Sky Sports England”, Wolverhamptoni, Southamptoni dhe Evertoni janë mes klubeve të Premier League-s, që interesohen për sulmuesin shqiptar.
Gjithsesi të tri klubet në fjalë, kanë nevojë që të krijojnë buxhetin e nevojshëm për të arritur që të firmosin me Brojën këtë verë.
Chelsea është e hapur që të dëgjojë ofertat për 22-vjecarin shqiptar, që e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar te Fullhami. Wolves në fakt interesohet prej kohësh për sulmuesin e kombëtares por duhet të shesë lojtarë për të përmbushur shumën e kërkuar nga blutë e Londrës.
Edhe të Southamptoni ndërkohë kanë dyshime nëse mund të jenë të aftë për të përballuar një transferim të Brojës, që admirohet edhe nga Evertoni, por në rastin e tyre bëhet fjalë për një klub në vështirësi serioze financiare, të paktën deri sa të ketë një akord për ndryshimin e pronësisë së klubit që kërkohet të blihet nga familja Friedkin, edhe pse në këtë rast besohet se është pikërisht Everton që ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 27 milionë eurosh për sulmuesin shqiptar.
Me shumë admirues në Angli dhe jo vetëm, duket se problemi që pengon një zgjidhje të situatës së Brojës është pikërisht pretendimi i Chelsea për të paktën 40 milionë paundë për kartonin e shqiptarit.
Gjithsesi me nevojën për të shitur për të respektuar rregullat e “Fair Playt” financiar, Chelsea nuk është çudi që të ulë pretendimet me afrimin e fundit të afatit të merkatos, situatë që duket se do ta lërë Brojën në pritje deri në ditët e fundit të gushtit për një destinacion të ri. /SS/