Gruaja raporton se u rrah brutalisht nga bashkëshorti, i dyshuari në arrati
Policia ka njoftuar se një grua në Prishtinë ka raportuar se është rrahur brutalisht nga bashkëshorti në orët e hershme të së enjtes.
Gruaja e ka raportuar rastin në polici të shtunën, ndërsa ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit është vendosur në strehimore me katër fëmijët e saj.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar e rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit me katër fëmijët e tyre është vendosur në strehimore, ndërsa i dyshuari sipas viktimës ka udhëtuar për në perëndim dhe gjendet në arrati-kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.