Vdes një person në Klinë, mbeti i ngujuar në veturën që e kaploi zjarri

Vdes një person në Klinë, mbeti i ngujuar në veturën që e kaploi zjarri

Ka vdekur një person në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Përqevë të Klinës, ku ishin përfshirë një veturë dhe një kombibus, e të cilat ishin kapluar nga zjarri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i vdekur kishte mbetur në veturë, raporton rtk.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Përqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe një person që kishte mbetur brenda është gjetur pa shenja jete”, ka njoftuar policia.

Share This