Këlcyra, destinacioni i belgëve. Rritet me 10% numri i turistëve të huaj
Këlcyra vendi i mrekullive të shumta natyrore po tërheq shumë vizitor. Malet që ngrihen mbi lumin Vjosa panorama magjepsëse ka bërë që të ndërmarrim një udhëtim një grupin turistësh të ardhur nga Belgjika.
“Kemi ardhur nga Belgjika, është bukur këtu dhe ka një impakt pozitiv, ishim në veri dhe erdhëm këtu dhe ushqimet tradicionale janë të shkëlqyera”, u shpreh një turist.
“Është hera e katërt për këtë vit që vij me ture turistësh. Është një grup i veçantë belg, janë rreth 17 persona për një udhëtim në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug”, u shpreh udhërrëfyesi Dritan Begolli.
Janë një sërë destinacionesh që po preferohen për tu vizituar na bëri të ditur Nënkryetari i Bashkisë së Këlcyrës.
“Kanë interes për kalanë ilire, për sarajet e Ali Bej Këlcyrës”, u shpreh nënkryetar i Bashkisë Këlcyrë, Riza Allamani.
Këlcyra në këta 7 muaj ka pasur një rritje të zhvillimit të turizmit në rreth 10% krahasuar me vitin e kaluar. /rtsh