Sveçla takohet me homologun maqedonas, flasin për migrim e paligjshëm

Sveçla takohet me homologun maqedonas, flasin për migrim e paligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është takuar me homologun e tij në Maqedoninë e Veriut, Panche Toshkovski, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

“Me kënaqësi kam pranuar ftesën nga homologu im Panche Toshkovski dhe sot realizova vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në selinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shkup, të shoqëruar nga Drejtorët e policive të dy shteteve tona dhe Zëvendësministri Astrit Iseni, biseduam për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar”, ka theksuar Sveçla, raporton rtk.

Sveçla ka thënë se “fenomenet negative që kanë karakterizuar brezin kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në trend të rënies falë bashkëpunimit të ngushtë policor teksa janë shënuar rezultate të dukshme edhe në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar”.

Share This