Krasniqi: PDK propozoi 26 janarin si datë të zgjedhjeve

Krasniqi: PDK propozoi 26 janarin si datë të zgjedhjeve

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar 26 janarin si datën për zgjedhjet e rregullta.

“Unë po shpresoj që kemi arritur mjaftueshëm ta bindim presidenten për datën 26 janar. Kjo do të ishte data më e mirë për mendimin tonë, por presim që ajo ta marrë vendimin sipas ligjit e Kushtetutës”, ka thënë kryetari Memli Krasniqi, në konferencën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

“Ajo që ne jemi të bindur është se Kosova ka nevojë për një qeveri të re, për një qasje të re, për një garniturë qeverisëse që nuk e përfshin garniturën ekzistuese, që s’i ka sjellë asnjë zhvillim pozitiv Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se nuk i njeh mirë raportet mes presidentes dhe kryeministrit, pas mospjesëmarrjes së këtij të fundit në takim me liderët e partive politike.

“Raportet mes kryeministrit e presidentes nuk i njoh mjaftueshëm. Ata kanë qenë bashkë, kanë garuar e zgjedhur bashkë, kanë pasur koalicion. Nuk ua di aq mirë raportet sa të kem një ide. Por afati i njoftimit ka qenë me kohë, pesë ditë më herët”, ka thënë Krasniqi, raporton rtk.

Share This