Irani dënon sulmin vdekjeprurës ndaj udhëheqësit të Hamasit, Haniyeh
Irani ka dënuar me termat më të ashpër sulmin vdekjeprurës ndaj shefit politik të lëvizjes islamike palestineze Hamas, në Teheran.
“Gjaku i pastër i luftëtarit të shenjtë dhe të nderuar Ismail Haniyeh padyshim nuk është derdhur kot”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanaani në një deklaratë për shtyp.
“Sulmi ndaj Haniyeh do të forcojë më tej marrëdhëniet midis frontit të rezistencës palestineze dhe Iranit”, sipas zëdhënësit, raportoi agjencia e lajmeve ISNA.
Lidhur me detajet e sulmit, për të cilin Hamasi ka fajësuar Izraelin, ai përmendi vetëm se autoritetet e sigurisë janë ende duke shqyrtuar shkaqet dhe incidentin. /atsh