Ramos refuzoi gjigantin anglez

Ramos refuzoi gjigantin anglez

Ish ylli i Real Madridit Sergio Ramos refuzoi t’i bashkohet Manchester Unitedit, kështu raporton “The Sun”.

37-vjeçari u rikthye te Sevilla në një kontratë afatshkurtër, por tani raportohet se ka pasur një ofertë nga Man United.

Thuhet se klubi anglez i ka ofruar mundësinë spanjollit që të jetë zëvendësuesi i Raphael Varanes dhe Lisandro Martinez.

Mirëpo, kjo ofertë nuk e ka bindur lojtarin pasi dëshiron të ketë rol të rëndësishme te skuadra e re.

Kontrata ishte njëvjeçare, ku mund të përfitonte rreth 73 mijë funte për javë por që u hodh poshtë nga Ramos.

Kështu, Ramos vendosi të rikthehet te Sevilla pas plot 18 viteve, ku do të fitojë pak më shumë se 1 milionë euro në sezon.

Share This