Kurti takohet me Distrinë: Ne e dëshmuam, por ajo e bëri historinë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me xhudisten Distria Krasniqi, pasi ajo fitoi medaljen e Argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kurti tha se “ne e dëshmuam historinë”, ndërsa Distria e bëri historinë, ku u bë medaljiste e dyfishtë olimpike.
“Në Tokio 2020 e mori të artën në kategorinë deri në 46 Kg, kurse tash në Paris 2024 të argjendtën në kategorinë deri në 52 Kg. Ajo ka një qëndrim dhe vështrim prej shqiponje të Bjeshkëve të Rugovës. Gjatë ndeshjes Distria është aq e fuqishme, e shpejtë dhe e përqendruar saqë duket sikur ose kjo ose kundërshtarja e kanë gabuar kategorinë”, shkroi Kurti.
Më tej, ai e falënderoi Distrinë për shërbimin që po ia bën shtetit dhe për gëzimin e krenarinë që po ua jep qytetarëve të vendit, raporton ballkani.info.