Peaty pranë legjendës Phelps, 100m larg medaljes së artë të tretë radhazi

Peaty pranë legjendës Phelps, 100m larg medaljes së artë të tretë radhazi

Notari britanik Adam Peaty u kualifikua sot në finalen e garës së 100 metrave not stil delfin. Me këtë arritje ai është shumë pranë një suksesi që më parë e ka shijuar vetëm notari legjendar amerikan, Michael Phelps.

Peshkaqeni nga Baltimora është i vetmi notar, i cili ka fituar tri medalje të arta radhazi në tri edicione të ndryshme të Lojrave Olimpike.

Në rrugë të mbarë për të përsëritur këtë sukses është edhe Adam Peaty, i cili pas së artës që fitoi në Rio 2016 dhe asaj në Tokio 2020 ka konifrmuar prezencën e tij edhe në finalen e disiplinës në garën e 100 metrave not stil delfin edhe në Paris 2024.

Share This