Sa shpenzon dhe sa përfiton Parisi?
Buxheti total i Lojërave Olimpike dhe paraolimpike Paris 2024 vlerësohet në rreth 8.9 miliard euro.
Pothuajse gjysma është shpenzuar në infrastrukturë dhe pjesa tjetër është kosto operative.
Komiteti Organizator i Paris 2024, që kujdeset për kompeticionin, sigurinë dhe biletat, ka një buxhet 4.38 miliard euros, prej të cilave 1.2 miliard vijnë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Organizimi i Lojëave të Parisit është 100% i financuar privatësisht. Olimpiada e fundit, në Tokio, shpenzoi në total 13 miliard dollarë, ndërsa ajo në Londër, më 2012, kushtoi 8.77 miluard paund.
Komiteti Organizator parashikon që përfitimi ekonomik i Paris 2024 të jetë rreth 12.2 miliard dollarë.
Një studim i pavarur i publikuar më herët parashikon që Lojërat e Parisit do të gjenerojnë midis 6.7 dhe 11.1 miliard euro në përfitim ekonomik neto për rajonin e Parisit.