Llapi mposhtet thellë në Danimarkë

Llapi mposhtet thellë në Danimarkë

Llapi gjendet në një pozicion të vështirë dhe do t`i duhet të bëjë diçka jashtë potencialit për ta vazhduar garën në Conference League.

Kjo pasi skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka humbur ndeshjen e parë ndaj Brondby në kualifikimet e Conference League me rezultat të thellë.

Ekipi nga Podujeva është deklasuar nga skuadra daneze, duke u mposhtur në “Brondby Stadion” me rezultat 6-0.

Katër nga golat janë realizuar në pjesën e parë.

Suzuki në minutën e gjashtëmbëdhjetë, Omoijuanfo në minutën e njëzet, Bundgaard në minutën e njëzet e katërt dhe Nartey në minutën e dyzet janë regjistruar në listën e realizatorëve për skuadrën daneze gjatë dyzet e pesë minutave të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, sikur në të parën, skuadra kosovare ka pasur problem që ta ketë iniciativën, por ka pranuar dy gola më pak. Kvistgaarden (88′) dhe Schwartau (90′) kanë shënuar për danezët.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet pas një jave në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Share This