Drenas, organizohet karvani shëndetësor `Përshendetje`
Komuna e Drenasit ka njoftuar se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me AQH-Accessible Quality Healthcare dhe KOPF-Kosova Populatin Foundation, kanë organizuar Karvanin Shëndetësor “Përshëndetje” në Shkollën Fillore “Ali Gashi” në Çikatovë të Re.
Sipas njoftimit ky aktivitet ka për synim të kontribuojë në shëndetin e qytetarëve përmes edukimit të pacientëve.
Tutje thuhet se qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti ndërgjegjësues është reduktimi i rreziqeve shëndetësore që lidhen me ushqyerjen e pashëndetshme, përdorimin e duhanit, konsumimin e alkoolit dhe mungesën e aktivitetit fizik.
Drejtoresha Lumnije Krapi thekson se do te vazhdojë me pune dhe aktivitete për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore më cilësore për qytetarët e komunës.