Kurti sulmon sërish Prokurorinë: Që 10 muaj s’ka aktakuzë për Radoiçiqin, ndërsa veç 10 orë për ta pyetur Haxhiun për një postim në Facebook
Kryeministri Albin Kurti ka sulmuar ashpër Prokurorinë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Kjo pasi siç tha ai, në Serbi, Milan Radoiçiqi është i lirë, ndërkohë Prokurorisë “nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marrë në pyetje Albulena Haxhiun për një postim në Facebook”.
“Sot janë bërë fiks 10 muaj nga vrasja e heroit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveqanit, në mbrojtje të ligjshmërisë së vendit dhe të integritet të Republikës. Në Kosovë ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiqit dhe terroristëve të tjerë të grupit të tij, nga ana e sistemit tonë të drejtësisë. Në Serbi, Radoiçiqi është i lirë. Prokurorisë sonë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk iu deshën më shumë se 10 orë për ta marrë në pyetje ministren tonë të Drejtësisë, zonjën Albulena Haxhiun për një postim në Facebook”, tha kryeministri, raporton ballkani.info.