Serbi nga Shtërpca gjen kuletën me para dhe ia dorëzon policisë në Ferizaj

Serbi nga Shtërpca gjen kuletën me para dhe ia dorëzon policisë në Ferizaj

Një qytetar nga fshati Biti e Poshtme e Shtërpcës, më datën 12 korrik rreth orës 19:00, në një parking të një objekti në Ferizaj, kishte gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura. Sipas njoftimit, qytetari G. Stankoviç menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit, në prani të policisë, sot me 15.07.2024 pronarit i kthehen paratë, 350 franga, 65 euro, disa monedha metalike dhe letërnjoftimi i RKS-së, raporton rtk.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin Stankoviç për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Share This