Haradinaj: Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt
Kreu i AAK- së, Ramush Haradinaj ka thënë se tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës.
“Tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës dhe vetëm atë mund ta quajë historike Albin Kurti, dhe jo për të mirë”, ka shkruar Haradinaj ne Facebook, raporton rtk.
Sipas tij. Implementimi i Marrëveshjes për Energji e vitit 2013 nuk është vrimë e mbyllur nga Kurti.