Masa qarkullimi për automjetet me pesha të larta, shkak temperaturat
Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndaluar qarkullimin në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta, ka njoftuar zëvendësministri, Hysen Durmishi.
“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim: ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T”, thuhet në njoftim
Vendimi hyn në fuqi nga nesër dhe vlen deri më 31 korrik, për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00.