Osmani: Një nder i veçantë të takohem me Pelosin, një mike e vërtetë e popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Nancy Pelosi, ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në platformën X, Osmani ka thënë se e ka falënderuar Pelosin për mbështetjen e dhënë ndaj kosovarëve.
“Gjithmonë një nder i veçantë të takohem me Pelosin, një mike e vërtetë e popullit të Kosovës”.
“Është gjithmonë e hapur të diskutosh vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Osmani. /EO/