Kurti: Regjistrimi i popullsisë, ndër projektet më me prioritet të qeverisë

Kurti: Regjistrimi i popullsisë, ndër projektet më me prioritet të qeverisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe sipas këtyre të dhënave, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, tha se të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë planifikohet të publikohen në fund të vitit.

Gjatë ngjarjes ku u publikuan të dhënat paraprake, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë ishte ndër projektet më me prioritet të ekzekutivit që ai udhëheq.

Kurti tha se të dhënat e këtij procesi do të shërbejnë që institucionet të bëjnë shpërndarjen e barabartë të burimeve dhe të marrin vendime më të mira.

“Pa të dhëna të sakta, pa statistika edhe vendimet mund të mos jenë cilësore”, tha Kurti.

Share This