Çollaku për presidenten Osmani: Që 3 vjet është në shërbim të Kurtit

Çollaku për presidenten Osmani: Që 3 vjet është në shërbim të Kurtit

Adrian Çollaku nga gazeta Blic ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk mund të lëviz nga vijat e vendosura nga kryeministri Kurti, raporton Gazeta10.
Çollaku në emisionin Politiko të Kanal 10 deklaroi se në Kosovë i vetmi vendimarrës është po ashtu kryeministri Albin Kurti.
“Vjosa Osmani së fundi e ka bërë një paraqitje pak spo them të distancuar nga z.Kurti, me letrën që Gërvalla e kishte dërguar për çështjen e asocicionit, ku tha se nuk më kanë pyetur mua por në fund të ditës nuk e shoh që mund të lëviz nga vijat e z.Kurti.Osmani në dy rastet e sidomos në rastin e parë, pak i ka mashtruar amrikanët dhe kjo është evetdijshme për gabimin e bërë”, tha ai.

Tutje, Çollaku shtoi se presidentja Osmani nuk ka fare fuqi politike.
“Në Kosovë kemi një vendimarrës i cili është Albin Kurti, Vjosa Osmani të garantoj që nuk mund të vendos asgjë pa Albin Kurtin edhe realisht edhe faktkisht. Shumë mirë që Vjosa Osmani është presidente e republikës së Kosovës por fatkeqësisht nuk ka fuqi politike. Flas për tri katër vitet e fundit, është në shërbim të Albin Kurtit dhe ska bërë për as edhe një % të dal jasht këtyre kornizave”, deklaroi ai.

Share This